Bota

Arrestimi i gazetarit amerikan nga Rusia/ Stoltenberg: Lirojeni menjëherë!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të shtetasit amerikan Evan Gershkovich, një gazetar i 'Wall Street Journal' i cili u arrestua disa ditë më parë në Rusi me akuza për spiunazh.

3 Prill 2023, 16:15 Nga a.l
Arrestimi i gazetarit amerikan nga Rusia/ Stoltenberg: Lirojeni
Jens Stoltenberg

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të shtetasit amerikan Evan Gershkovich, një gazetar i 'Wall Street Journal' i cili u arrestua disa ditë më parë në Rusi me akuza për spiunazh.

 “Unë bashkohem me Shtetet e Bashkuara në thirrjen e tyre ndaj Rusisë për të liruar gazetarin amerikan Evan Gershkovich.  Arrestimi i tij është shqetësues. Është e rëndësishme të respektohet liria e shtypit, të drejtat e gazetarëve dhe të drejtat për të bërë pyetje dhe për të bërë punën e tyre. Prandaj, ne bëjmë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm", tha ai.  

Gershkovich aktualisht po mbahet në një qendër paraburgimi në burgun famëkeq Lefortovo deri më 29 maj. Ai rrezikon 20 vjet burg për akuzat e spiunazhit. Është hera e parë që një gazetar amerikan arrestohet me akuza nga Moska për spiunazh që nga Lufta e Ftohtë.

jens stoltenberg evan gershkovich

Sondazh

Poll