Politike

Meta nxjerr foton pas plagosjes/ Cilët janë dy heronjtë e Kavajës që luftuan me 31-vjeçarin me kallashnikov

26 Shtator 2019, 09:57 Nga DOSJA
Meta nxjerr foton pas plagosjes/ Cilët janë dy heronjtë e

Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka takuar dy banorët e Kavajës, Ymer Xhafën, të cilët rrezikuan jetën e tyre duke neutralizuar një shtetas të armatosur, pak ditë më parë në Kavajë pasi kreu një plagosje.

 “Kënaqësi e veçantë të takoja sot dy qytetarë të mrekullueshëm të Kavajës, z.Ymer Xhafa dhe z.Bajram Shala, të cilët dy ditë më parë rrezikuan jetën e tyre për të neutralizuar një shtetas të armatosur në qendër të qytetit, i cili plagosi një shtetas tjetër, ngjarje që mund të kthehej në një tragjedi të madhe.
I falenderova përzemërsisht për aktin e tyre të lartë qytetar, në mbrojtje të jetës, paqes sociale dhe sigurisë publike.
Shembuj të tillë frymëzues i duhen mbarë shoqërisë tonë, për të qëndruar larg konflikteve, dhe për të reaguar kundër dhunës, krimit por dhe indiferencës, që rrezikon jetën, pronën e sigurinë qytetare.“, shprehet Meta.

Në këtë ngjarje u plagos si Rexhep Tare, 53 vjeç me profesion kambist.  Autori Fitim Baboçi u ndalua nga banorët menjëherë sapo kreu plagosjen, teksa ishte me automatik në dorë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta plagoset rexhep tarja plagosje ne kavaje ilir meta plagoset rexhep tarja plagosje ne kavaje

Sondazh

Poll