Një ditë pas zgjedhores, Basha flet hapur: Rama u trembet ndërkombëtarëve
26 Shtator 2019, 10:37Nga DOSJA
TIRANË- Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një intervistë për RTV Ora akuzon kryeministrin Edi Rama si shkaktar të krizës.
Basha thotë se është kryeministri që refuzon përpjekjet e ndërkombëtarëve për të nxjerrë vendin nga kriza.
“Nuk është për t’u habitur që jo për herë të parë, as për herë të dytë, por vazhdimisht, ai refuzon përpjekjet e faktorit ndërkombëtar për të ndihmuar Shqipërinë të dalë nga kjo krizë e thellë politike, përfaqësuese, kushtetuese dhe ekonomike. Por as vëmendja dhe as problemi ynë nuk është tek ajo që thotë Edi Rama. Si opozitë jemi terësisht të fokusuar për të ndërtuar rrugën e daljes nga kjo krizë. Kemi propozimet tona dhe në rrafshin e reformës zgjedhore, përfshirë edhe ndryshimet legjslative. Pjesa më e madhe janë ato që thotë OSBE/ODIHR, vullneti politik, ndëshkimi i personave që janë kapur duke vjedhur dhe blerë votat në bashkëpunim me krimin, ndërtimi i një administrate zgjedhore që nuk është nën kontrollin qeveritar.
Opozita është e vendosur të ecë përpara. Platforma jonë do të konsultohet me qytetarët dhe grupet e interesit, do të jemi në konsultim të vazhdueshëm dhe me faktorin ndërkombëtar për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë. Deklaratat e mbrëmshme vetëm rikonfirmojnë para shqiptarëve se kush është shkaktari i krizës dhe kush e mban peng Shqipërinë. Ndërkohë që kushtet shtohen, Edi Rama feston hapjen imagjinare të negociatave. Kjo duhet të marrë fund. Opozita është e angazhuar të paraqesë para faktorit ndërkombëtar, para qytetarëve, por edhe para faktorëve të tjerë politikë rrugën e zgjidhjes së kësaj krize, planin antikrizë. Ky është tashmë investimi jonë kryesor si opozitë.
Basha tha se opozita është e fokusuar për planin antikrizë dhe platforme kombetare ndryshimi.
“E shohim veten jo vetëm si opozita e vendit, por edhe si alternativa qeverisëse e së nesërmes dhe e dimë që shqiptarët presin. Shqiptarët më shumë se denoncime presin rrugën e daljes nga kriza. Kjo është detyra jonë kryesore për tu dhënë shqiptarëve platformën e ndryshimit që meritojnë.Rama i trembet nderkombetareve”, deklaroi Basha.
Ditën e djeshme u mblodh tryeza e thirrur nga OSBE për të diskutuar për Reformën Zgjedhore. Në këtë tryezë mori pjesë edhe PD, në nivel ekspertësh, ku kërkoi krijimin e një strukture të posacme nga ndërkombëtarët.
PD u largua pas këtij propozimi, ndërkohë që në mbledhje nuk munguan debatet e opozitës së re me deputetët e mazhorancës.
Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka takuar dy banorët e Kavajës, Ymer Xhafën, të cilët rrezikuan jetën e tyre duke neutralizuar një shtetas të armatosur, pak ditë m...
TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi, një ditë pas tryezës për reformën zgjedhore, ka njoftuar se Silvana Bushati, tashmë është nënpresidente e Akademisë Kombëtar...
TIRANË- E nisi me një falenderim për punën dhe bashkëpunimin me ministrinë e Mjedisit me situatën e përmbytjeve dhe tërmetit, për të kaluar më pas në një d...
TIRANË- Kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari ka reaguar pas tryezës që u zhvillua dje nga OSBE-ja për reformën zgjedhore.Pë...
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur për pasojat e tërmetit, i cili shkatërroi disa banesa të banesa të vjetra dhe dëmtoi disa të tjera. Në fjalën e...
SHBA– Ditën e djeshme, JOQ postoi një foto të krahut të djathtë të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga teksa mbante radhë për të blerë një Iphone.-it në Manhatta...
Tiranë- Kreu i PD, Lulzim Basha që në mëngjes sot ka kujtuar 75-vjetorin e masakrës së forcave komuniste ndaj banoreve të Lumës në Buzemadhe të Kukësit. Për të ...
TIRANË– Ish kryeministri Sali Berisha tregoi se ku e gjeti tërmeti i fuqishëm që tronditi Shqipërinë. Në një intervistë për Syri.net, Berisha u shpreh se l...
TIRANË- Në emisionin “Real Story” në “News 24” kishte një debat të ashpër mes politikanëve dhe analistëve të ftuar.Ata debatuan në lidhje me rolin e opozit...
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka hedhur akuza në drejtim të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, për mungesën e ujit të pijs...