Politike

Çudit Berisha: Unë do i shërbeja Enver Hoxhës se jam betuar, por s’më thirri askush

26 Shtator 2019, 10:49 Nga DOSJA
Çudit Berisha: Unë do i shërbeja Enver Hoxhës se jam

Tiranë– Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për Syri.net ka deklaruar se do t’i shërbente me zell diktatorit Enver Hoxha, por nuk e kanë pranuar në stafin mjekësor.

“Isuf Kalo është një mik i imi që në vitin e parë të karrierës sime mjekësore. Kemi qenë në një klinikë dhe kemi pasur që në fillim një shoqëri e miqësi që nuk është lëkundur kurrë. Në ato vite, me Isuf Kalon, dëgjonim emisionet e zgjatura të BBC, rusisht, që ishin më anti-komunistët e kohës. Ka qenë mjek i diktatorit Enver Hoxha. Nuk gjen një njeri që të thotë se, Isuf Kalo më tradhtoi. Ka qenë një mik luajal. Unë respektoj zgjedhjen e njeriut. Ai ka shkruar një libër por miqësia është miqësi. Dhe e fundit, ka qenë një jetë e gjatë në diktaturë. Mjeku nuk vret. Ata që presin që mjeku të vrasë të sëmurin, e kanë gabim. Enver Hoxhën nuk e kam vizituar se nuk më ka thirrur kush. Po të më thërrisnin, do e vizitoja. Është betimi i Hipokratit”, është shprehur Berisha.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike enver hoxha sali berisha enver hoxha sali berisha

Sondazh

Poll