Politike

Veliaj sulm Klosit: Lejet e mjedisit t’i kalojnë bashkive, kush është ‘Shvejku’ që s’do? Nëse s’bëhet mos më ft

26 Shtator 2019, 08:59 Nga DOSJA
Veliaj sulm Klosit: Lejet e mjedisit t’i kalojnë bashkive, kush

TIRANË- E nisi me një falenderim për punën dhe bashkëpunimin me ministrinë e Mjedisit me situatën e përmbytjeve dhe tërmetit, për të kaluar më pas në një deklaratë që më shumë i përngjau një sulmi sesa një kërkese.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë, i pranishëm sot në një mbledhje të përbashkët qeveri-bashki, kërkoi hapur që Inspektoriatet e Mjedisit në të gjithë vendin të shkrihen pasi janë struktura të korruptuara, dhe kjo kompetencë t’i kalojë bashkive.

Ai thumboi drejtëpërdrejt Klosin kur tha “kolegia ime në Durrës për një disko që bën zhurmë duhet të marrë ministrin”. 

Veliaj ishte i qartë në akuzat e tij, duke ngritur pyetjen para të pranishmëve se të gjithë janë dakord për t’i kaluar lejet e mjedisit bashkive, përfshirë këtu edhe Klosin, prandaj tha“Kush është Shvejku që nuk do t’i ikin paratë që merr nga korrupsioni i lejeve të ndërtimit?”

E teksa e përmbylli kërkesën e tij, vuri edhe një ultimatum: Ju lutem, dua që në mbledhjen tjetër t’a shoh, ose mos më ftoni, sepse kam punë më të mira për të bërë. Mos më ftoni më.

Pjesë nga fjala e Veliajt:

Kemi 5 vite, lejet mjedisore, kolegia ime në Durrës për një disko që bën zhurmë duhet të marrë ministrin. Se ç’punë ka qeveria? Qeveria duhet të bëjë politikat, qeveria nuk ka arsye të japë leje mjedisi për një furrë buke në katin e parë. Se ajo furra e bukës i ka futur edhe një të prishur kolonës së pallatit, edhe eja kape ti kur të thotë “kam leje mjedisore”. Kurse kryetari i bashkisë, që rri përditë me njerëzit, dhe kova e përgjegjësisë në fund të ditës bie tek ai, s’ka ku shkon. Nuk mund të japë gjëra të papërgjegjshme. Jam 100% dakord me kryeministrin. Inspektoriatet e mjedisit duhen shkrirë, janë struktura super të korruptuara. Kurse kryetari i bashkisë është zgjedhur nga populli. Shumica e kateve të para në Tiranë janë me gomisteri që kanë leje mjedisi. Ç’punë kanë këta? Tani, kryetarët e bashkisë e duan decentralizimin, miqtë e USAID e duan, kryeministri e do, ministrii… e do. Kush është Shvejku në një ministri që nuk e çon këtë përpara? Zv.ministrja e do se është ambientaliste etj…tani për një Shvejk që s’do t’i iki korrupsioni me këto leje mjedisore, të gjithë kryetarët e bashkive duhet të marrin ministrin, se s’ka gjasë në botë të bindësh një qytetar që s’ke këtë kompetencë. Kur s’më bën mua logjika që e njoh shtetin. Ju lutem, dua që në mbledhjen tjetër t’a shoh, ose mos më ftoni, sepse kam punë më të mira për të bërë. Mos më ftoni më.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blendi klosi decentralizimi i lejeve mjedisore erion veliaj veliaj sulmon klosin blendi klosi decentralizimi i lejeve mjedisore erion veliaj veliaj sulmon klosin

Sondazh

Poll