Politike

Tryeza për Reformën/ Rudina Hajdari: SPAK-u do të hetojë krimet elektorale në të kaluarën, politikanët s’bëjnë dot g

26 Shtator 2019, 09:12 Nga DOSJA
Tryeza për Reformën/ Rudina Hajdari: SPAK-u do të hetojë

TIRANË- Kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari ka reaguar pas tryezës që u zhvillua dje nga OSBE-ja për reformën zgjedhore.

Përmes një postim në rrjetet sociale, Hajdari shkruan se për të pasur një reformë gjithëpërfshirëse ata që manipuluan zgjedhjet në të kaluarën duhet të mbajnë përgjegjësi.

Në të vërtetë, Komiteti Ad Hoc për Reformën Zgjedhore, theksoi se për të pasur një reformë gjithëpërfshirëse të zgjedhjeve ata që kanë bërë zgjedhje në të kaluarën duhet të mbajnë përgjegjësi. Sidoqoftë, këto hapa do të ndërmarrin SPAK & BKH, pasi politikanët nuk mund të bëjnë gjyqe për njëri-tjetrin”, shkruan Rudina.

Ditën e djeshme u mblodh tryeza e thirrur nga OSBE për të diskutuar për Reformën Zgjedhore. Në këtë tryezë mori pjesë edhe PD, në nivel ekspertësh, ku kërkoi krijimin e një strukture të posacme nga ndërkombëtarët.

PD u largua pas këtij propozimi, ndërkohë që në mbledhje nuk munguan debatet e opozitës së re me deputetët e mazhorancës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hetimi i spak rudina hajdari tryeza per reformen zgjedhore hetimi i spak rudina hajdari tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll