Bota

Kush e bëri “dhuratën me eksploziv”? Brenda kafenesë ku shpërtheu bomba, u vra një prej blogerëve ushtarakë më me ndikim në Rusi

Përveç vrasjes së bloggerit, nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe mbi 20 të tjerë.

3 Prill 2023, 07:50 Nga A.B
Kush e bëri “dhuratën me eksploziv”? Brenda kafenesë
Shperthimi

RUSI- Një shpërthim në një kafene në Shën Petersburg ka lënë të vdekur një bloger të njohur ushtarak rus Vladlen Tatarsky. Përveç vrasjes së tij, nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe mbi 20 të tjerë. Por deri më tani, nuk është e qartë se kush ishte përgjegjës për shpërthimin.

Vladlen Tatarsky (emri i vërtetë Maxim Fomin) ishte një mbështetës i luftës së Rusisë në Ukrainë. Shkatërrimi ndodhi në kafenenë “Street Bar” në qytetin e dytë më të madh të Rusisë i cili është 1000 milje (rreth 1600 metra) larg vijës së frontit në Ukrainë.

Pas kësaj, një zyrtar kryesor rus drejtoi gishtin drejt Ukrainës, pa dhënë prova, por pretendimi u hodh poshtë nga Kievi. Mykhailo Podolyak, fajësoi terrorizmin e brendshëm rus për shpërthimin.

“Merimangat po hanë njëra-tjetrën në një kavanoz”, shtoi ai.

Mediat ruse dhe blogerët ushtarakë thanë se Tatarsky po takohej me anëtarët e publikut dhe se një grua i dhuroi atij një statujë që me sa duket shpërtheu. Organizatorët e ngjarjes e kanë cilësuar si “sulm terrorist”.

Ndërkohë Interfax, një agjenci ruse e lajmeve, ka thënë se është arrestuar një person për vdekjen e Vladlen Tatarsky në Shën Petersburg.

Kush e bëri “dhuratën me eksploziv”? Brenda kafenesë

Darya Trepova, një banore e qytetit, është akuzuar se futi një mjet shpërthyes në kafene.

Kush e bëri “dhuratën me eksploziv”? Brenda kafenesë

vladlen tatarsky lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll