Bota

MESAZH? I vihet zjarri shtëpisë së gazetarit në Greqi, autorët dogjën fillimisht tapetin, largohen duke humbur gjurmët

Sipas hetimeve nga autoritetet dhe nga kamerat në zonë, autorët hipën në një motor pa targa dhe u zhdukën në zonë.

3 Prill 2023, 08:11 Nga A.B
MESAZH? I vihet zjarri shtëpisë së gazetarit në Greqi,
Zjarrefikesit

GREQI- Banesa e një pronari gazete në zonën e Pefkiut, është përfshirë nga flakët. Sipas mediave greke, disa persona ende të paidentifikuar, u futën në banesë, 7 minuta pas mesnate duke i vënë flakën banesës. Fillimisht, ato i hodhën benzinë tapetit të hyrjes e më pas e ndezën me shkrepse duke i vënë flakën. 

Sipas hetimeve nga autoritetet dhe nga kamerat në zonë, autorët hipën në një motor pa targa dhe u zhdukën në zonë. Rasti i sulmit ndaj gazetarit e njëkohësisht pronarit të gazetës është duke u shqyrtuar nga oficerët e Në/Drejtorisë së Sigurimit të Atikës Verilindore, raporton mediat greke.

Policia po tenton të gjejë motivin e sulmit dhe të zbulojë vendndodhjen e autorëve./Dosja.al

digjet banesa e gazetarit ne greqi greqi

Sondazh

Poll