Bota

VIDEO/ Mali i Zi shpëthen në festa! Gjukanoviç pranon humbjen. Milatoviç: Këtë ditë e kemi pritur prej 30 vitesh. Abazoviç: Na pret një e ardhme e ndritur

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar për fitoren e Milatoviç.

2 Prill 2023, 23:51 Nga F.M
VIDEO/ Mali i Zi shpëthen në festa! Gjukanoviç pranon humbjen.
Jakov Milatoviç dhe Milo Gjukanoviç

MALI I ZI- Pas fitores së thellë të Jakov Milatoviç, Mali i Zi ka shpërthyer në festë. Përkrahësit e Milatoviçit u mblodhën para selisë së PES në Podgoricë. Ata shpërthejnë fishekzjarre dhe këndojnë. Vetë Milatoviç ka folur për herë të parë si President.

“Sonte është nata që kemi pritur për më shumë se 30 vjet, Qofshim të gjithë të bekuar me këtë fitore,”- tha Milatoviç teksa bëri gëzuar në festën në Qendrën Universitare në Podgoricë.

Udhëheqësi më i gjatë në pushtet në Malin e Zi, Milo Gjukanoviç, pranoi humbjen.

"Mali i Zi ka bërë zgjedhjen e tij. Unë e respektoj atë zgjedhje dhe e përgëzoj Jakov Milatoviç," u tha Gjukanoviç, i cili do të qëndrojë në postin e tij deri në dorëzimin më 21 maj.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar për fitoren e Milatoviç.

 ‘Fitore! Përgëzoj Jakov Milatovic  për zgjedhjen si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi! Misioni ka përfunduar. Malin e Zi e pret një e ardhme e ndritur. Do të punojmë së bashku për një shtet evropian, qytetarë dhe ekologjik!”- shkruan ai në një postim.

zgjedhjet presidenciale ne mal te zi

Sondazh

Poll