Bota

LUFTA-VIDEO/ Shpërthim në Shën Petersburg, vritet blogeri ushtarak rus, 25 të plagosur, Zelenskyy arreston ‘Pasha Mercedesin’, zotimi: Do marrim Krimenë

Lënda plasëse është futur në lokal nga një grua. Ajo ka hyrë me një statutë në dorë, të mbushur me 200 gramë ritol dhe ia ka dhënë në dorë blogerit. Sapo gruaja në fjalë ka lënë lokalin, tritoli ka shpërthyer. Sulmi është konsideruar si kundërpërgjigje nga Ukraina.

2 Prill 2023, 23:23 Nga F.M
LUFTA-VIDEO/ Shpërthim në Shën Petersburg, vritet blogeri
Vladen Tatarsky

RUSI- Një shpërthim në Shën Petersburg në një lokal që dikur ishte në pronësi të oligarkut rus Yevgeny Viktorovich Prigozhin, i cili mban nofkën "kuzhinieri i Putinit" dhe është themeluesi i grupit mercenar Wagner, i ka marrë jetën blogerit të njohur ushtarak rus, Vladen Tatarsky. 25 persona janë plagosur. Lokali njihet për mbledhjet që zhvillonin ‘ushtarët dixhitalë’ të Moskës.

Lënda plasëse është futur në lokal nga një grua. Ajo ka hyrë me një statutë në dorë, të mbushur me 200 gramë ritol dhe ia ka dhënë në dorë blogerit. Sapo gruaja në fjalë ka lënë lokalin, tritoli ka shpërthyer. Sulmi është konsideruar si kundërpërgjigje nga Ukraina.

Nga ana tjetër, terrori në Ukrainë nuk ka të ndalur. Në Kiev është vënë në pranga Mitropoliti Pavlo Lebid i Kishës Ortodokse Ukrainase të Patriarkanës së Moskës, të njohur si ‘Pasha Mercedes’, pasi akuzohet për spiunazh. Ai është famullitar i manastirit të shpellave në Kiev që nga viti 1994 dhe ish-deputet i partisë pro-ruse të Rajoneve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se ka mbledhur prova të forta në lidhje me përfshirjen e Mitropolitit në spiunazh.

Ukraina po thur dhe një plan për të marrë Krimene duke hequr orën e Kerçit dhe duke kufizuar të drejtat e pro-rusëve. Sipas autoriteteve ukrainase janë 12 hapa të rëndësishëm në planin për të rimarrë Krimenë.

Reagimet nga ndërkombëtarët nuk kanë munguar. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken kërkoi lirimin e gazetarit të “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich, i cili u ndalua javën e kaluar.

Ushtria ruse është detyruar të tërhiqet nga disa pozicione në drejtim të Donetskut. Ukraina ka deklaruar se deri më tani kanë arritur të vrasin 175 mijë rusë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll