Bota

Ndahet nga jeta ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac

26 Shtator 2019, 10:09 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac

PARIS, FRANCE- Jacques Chirac, ish-president i Francës, i përfshirë gjatë viteve të fundit në një sërë skandalesh korruptive, është ndarë sot nga jeta në moshën 86-vjeçare. Ai mori dy mandate si president i Francës, dhe një nga reformat më të mëdha të Chirac ishte shkurtimi i mandatit nga 7 vite në 5.

Presidenti i 22-të i republikës Franceze, vdiq këtë të enjte, ndërkohë që lajmi u dha për mediat nga i biri, Federic Salat-Baroux. Chirac kishte kohë që vuante nga një infeksion i rëndë duke u shtruar disa herë në spital përgjatë viteve të fundit.

Si president ai fitoi 2 beteja elektorale, përballë Lionel Jospin më 7 Maj 1995 dhe në 2002 përballë kandidates Jean-Marie Le Pen. Presidenca nuk ishte posti i parë për Chirac. Më herët ai ka qenë kryeministër i Francës, nga 1974 – 1976 dhe nga 1986 në 1988.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota vdes jacques chirac vdes jacques chirac

Sondazh

Poll