Bota

Zbulohen trupa të pajetë në Everest, pas shkrirjeve të mëdha të borës

26 Shtator 2019, 08:18 Nga DOSJA

NEPAL – Mali i Everestit i gjendur në Nepal, rreth 8,840 metra mbi nivelin e detit, është dhe mali më i lartë në botë.

Ai shtrihet në 6 shtete të cilat janë Kina, Nepali, India, Pakistan, Butan dhe Afganistan.

Përgjatë viteve mali i Everestit vizitohet nga qindra alpinistë, ku shumë prej tyre fatkeqsisht humbin dhe jetën si pasojë e kushteve atmosferike jo të mira, temperaturave të ulta, dhe terrenit të papërshtatshëm.

 

Në vitin 2019, bora në malin e Everstit ka filluar të shkrijë me ritme të frikshme, duke bërë kështu që të zbulohen kufoma të reja, të cilat kanë qëndruar të ngrira nën akull për shumë vite me rradhë.

Të paktën rreth 50 trupa të pajetë janë gjetur këtë verë në Everest, e së bashku me to kanë dalë në sipërfaqe edhe 10,5 ton plehra, të cilat bora i kishte fshehur nën petkun e saj.

Një kërkim 5-vjeçar i bërë nga Qendra Internacionale për analizimin dhe zhvillimin e malit, tregon se akujt që e mbulojnë malin, janë duke shkrirë me ritme të shpejta, dhe për një kohë relativisht të shkurtër, nëse gjendja nuk ndryshon, ato do të zvogëlohen me një të tretën e madhësisë së tyre.

Qeveria e Nepalit këtë vit i ka dhënë leje rreth 350 alpinistëve, për të ngjitur Everestin.

Ajo është kritikuar rëndë për menefregizmin, dhe keqpërdorjen e ekosistemit delikat që ndodhet në majën më të lartë të botës.

Burimi:Science News

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota everest nepal shkrin bora ne everest everest nepal shkrin bora ne everest

Sondazh

Poll