Sport

VIDEO/ Arsenali godet katër herë me ‘top’ Leeds dhe i përgjigjen Manchester Cityt. Shënon përsëri edhe Granit Xhaka!

Arsenali arriti një fitore të qetë ndaj Leeds (4-1) dhe iu përgjigj në mënyrë perfekte ‘show’-t të Manchester Cityt kundër Liverpoolit.

1 Prill 2023, 18:20 Nga DOSJA

VIDEO/ Arsenali godet katër herë me ‘top’ Leeds dhe i

ANGLI - Nuk ka kohë për të dyshuar për Arsenalin! Ndërsa Manchester City kishte bërë presion më herët pasdite, duke shpartalluar Liverpoolin, lideri bëri të njëjtën gjë kundër Leeds. 

Pas një gjysmë ore të parë të mbyllur, ku blloku i ngjeshur i vizitorëve i shqetësoi ‘Topçinjtë’, Gabriel Jesus zhbllokoi takimin duke marrë një penallti, të cilën e transformoi vetë në gol (35’). 

Të nxitur nga ky episod, ‘Topçinjtë’ do të shpaloseshin më pas. Në fillim të pjesës së dytë, Ben White shënoi sërish për Arsenalin, i cili mori një top nga Gabriel Martinelli (47’). Tetë minuta më vonë, Gabriel Jesus i ofroi vetes një dopiedë, pas një aksioni të bukur të Leandro Trossard (55’). 

VIDEO/ Arsenali godet katër herë me ‘top’ Leeds dhe i

Dhe pavarësisht ngushtimit të rezultatit nga Rasmus Kristensen (76’), Arsenali shënoi përsëri me anë të Granit Xhaka (84’), i cili firmosi fitoren 4-1 për ‘Topçinjtë’, që pas 29 ndeshjesh kryesojnë 72 pikë renditjen e Premier League. 

Falë kësaj fitoreje, djemtë e Mikel Artetës rifitojnë tetë pikë epërsi ndaj Manchester Cityt, të cilët megjithatë kanë një ndeshje mangut për të luajtur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll