Sport

VIDEO / Manchester City fshin Liverpoolin, e lë të ëndërrojë për 17 minuta e më pas e zbret në tokë!

SKuadra e Guardiolës uk njeh kundërsharë në Premier League dhe pasi e filloi në disavanazh ndeshjen e sotme i shënon katër gola mjaft lehtë ekipit të Klopp

1 Prill 2023, 15:23 Nga DOSJA
VIDEO / Manchester City fshin Liverpoolin, e lë të

ANGLI - Manchester City është I frikshëm përballë kujdo në Premier League, një kampionat që prej vitesh arrin ta rivalizojë fitojë dhe të jetë aty për vendin e pare deri në fund.

Krijoi një iluzion skuadra e Liverpool në fillim, ku arriti të shënojë e para me Salah në minutën e 17-të, por duket e tepruar me çfarë kanë dhënë të dyja skuadrat deri më tani në Europë apo edhe në ishull që të ishte real ai avantazh edhe pse Premier League sjell surpriza.

Zgjati vetëm 10 minuta dhe Alvarez barazon gjithçka në të 27-tën dhe përpara përfundimit të 45 minutave rikthen çdo gjë në normalitet me golin e dytë të De Bryne.

Nga ky moment ndeshja përfundoi, skuadra e Guardiolës po argëtohej si të luante me një nga skuadra më të dobta të kampionatit. Gyndogan në fillimin e pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 53-të çon shifrat në 3-1.

Për të vulosur fitoren e Cityt dhe për t’i dhënë një tjetër goditje të rëndë Liverpool-it, mendon Grilish. Në minutën e 74-t shifrat shkuan 4-1 dhe gjiithçka u mbyll.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll