Sport

Lajm i hidhur për bardheblutë, ndahet nga jeta “Nona e Tironës”, bashkëshortja e të famshmit Selman Stërmasi…

Eshtë ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 102-vjeçare Nezihat Stermasi, ish bashkëshortja e Selman Stermasi, e cila kishte të njejtën ditëlindje me klubin bardheblu të Tironës.

1 Prill 2023, 12:32 Nga DOSJA

Lajm i hidhur për bardheblutë, ndahet nga jeta “Nona e

TIRANE - Bardheblutë e kryeqytetit kanë humbur emblemën e e klubit të tyre. E njohur si “Nona e Tironës”, Nezihat Stërmasi jetoi gjithë jetën e saj si mishërim i femrës tironse. Gjithmonë e palodhur, mikpritëse, e dashur, përherë buzagaz ka pritur e përcjellë me mijëra qytetarë, futbollistë, që kanë jetuar në të njëjtën kohë me të madhin Selman Stermasi gjatë viteve.

Ishte mjaft e vogël, vetëm 14-vjeçare, kur e njohu Selman Stërmasin nga hyrje daljet familjare të dy shtëpiave, të cilat kishin miqësi të vjetër bashkë. Në vitin 1936 fejesa midis Nezihatit dhe Selmanit u shpall, për t’u kurorëzuan me një martesë në vitin 1939.

Një vit më pas Nezihati u bë nënë e një vajze bukuroshe, të cilës iu dedikua me gjithçka mbarte shpirti saj rinor. Këto ishin vite të bukura, ku gëzimi dhe harmonia s’kishin kufi. Selmani ishte në kulmet e karrierrës si drejtues i bardhebluve të Tironës, në gjirin e të cilës ishin emra të mëdhenj si Lushta e Kryeziu.

Lajm i hidhur për bardheblutë, ndahet nga jeta “Nona e

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimit të Shqipërisë, familja Stërmasi do të përjetonte persekutimin komunist, ku Nezihati do të ishte përkrah bashkëshortit të saj Selman Stërmasi, deri në çastet e fundit të jetës së këtij gjigandi të futbollit kryeqytetas.

Sot, “Nona e shekullore e Tironës”, në moshën 102-vjeçare, ka mbyllur sytë, por duke parë dhe gëzuar nderimin që i bënë bashkëshortit të saj pas vdekjes. Për të gjithë ata që duan t’i bëjnë nderimet e fundit, “Nonës së Tironës”, bëhet me dije se varrimi do të bëhet nesër në 2 prill nga rezidenca “Alba” në orën 12:00.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll