Sport

VIDEO/ Egnatia fiton përsëri në Kukës dhe konsolidon vendin e tretë. Vllaznia vetëm barazon me Bylisin në “Loro Boriçi’...

Egnatia fiton 3-0 ndaj verilindorëve në “Kukës Arena”, duke thelluar në 3 pikë epërsinë ndaj Vllaznisë, e cila pas dy humbjeve në transfertë, barazon 0-0 me Bylisin që lufton për mbijetesë…

1 Prill 2023, 17:18 Nga DOSJA

VIDEO/ Egnatia fiton përsëri në Kukës dhe konsolidon vendin

TIRANE - Janë luajtur dy takimet e para të javës së 27-të të Superiores, ndeshje këto që mbyllin edhe fazën e tretë të Kampionatit të 84-t Kombëtar.

Pas dy humbjeve në transfertë, dhe me Auron Milotin në krye të pankinës së kuqeblutë, Vllaznia barazoi 0-0 në “Loro Boriçi” me skuadrën ballshiote të Bylisit, të cilët po japin gjithçka në garën e tyre për mbijetesë.

VIDEO/ Egnatia fiton përsëri në Kukës dhe konsolidon vendin

Skuadra shkodrane edhe pse ishte superiore dhe diktoi në fushën e lojës, nuk qe në gjendje, që epërsinë e krijuar ta konvertonte në një gol, që do t’i jepte fitoren aq shumë të dëshiruar. Loja e saj ishte apatike, ku më tepër kishte dëshirë se sa qartësi për të shënuar, ndërkohë që skuadra mallakastriote meriton komplimenta për shpirtin e garës.

VIDEO/ Egnatia fiton përsëri në Kukës dhe konsolidon vendin

Tjetër tablo paraqiti ndeshja në “Kukës Arena”. Skuadra rrogozhinase e Egnatias u mbrojt me kujdes dhe shfrytëzoi me mjaft efikasitet hapërat e krijuara, nga ku shënoi tre gola në fitoren e pastër 3-0, duke marrë një 3-pikësh mjaft të vlefshëm për pozicionimin e saj në vendin tretë. Gjithsesi, kjo është fitorja e dytë e skuadrës rrogozhinase në "Kukes Arena", e cila e shtangu dhe i dha një leksion të mirë verilindoreve.

Në minutën e 44-t të ndeshjes, “i përhershmi” Dwamena e kaloi në avantazh Egnatian, duke shënuar golin e pare.

Pas pushimit, në minutën e 60-të, pas një gabimi të portierit Tafas, skuadra e Egnatias fitoi një penallti, të cilën kapiteni Jackson e konverton në gol dhe 2-0.

Por loja nuk kishte përfunduar dhe do të kishte përsëri një episod për t’u evidentuar. Në minutën e 5-të të shtesës, Fernando do të firmoste fitoren 3-0 të Egnatias, e cila largohet nga Kukësi me një 3 pikësh të çmuar.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll