Sport

Nga bamirësia te alergologji: Jeta ndryshe e Lewandowskit te Barça dhe kombëtarja...

'Mendori' i polakut tregon ndryshimin e sulmuesit midis të luajturit për Barcelonën dhe kombëtares nën drejtimin e Fernando Santos.

1 Prill 2023, 12:45 Nga DOSJA
Nga bamirësia te alergologji: Jeta ndryshe e Lewandowskit te Barça

SPANJE - Lewandowski ka pasur një sezon të shkëlqyer për Barcelonën me 25 gola në 33 ndeshje, duke ndihmuar klubin katalanas të arrijë vendin e parë në La Liga, 12 pikë më shumë se Real Madridi i vendit të dytë. 

Jakub Baczek është prej tre vitesh ‘trajneri mendor’ i polakut dhe në një intervistë për ‘Fact’ vlerëson dhe shpjegon disa nga interesat më të veçanta të sulmuesit.

"Jeta e Robert (Lewandowski) nuk ka qenë aspak e lehtë. Atij iu desh ta kapërcejë vdekjen e babait të tij shumë herët dhe ai përjetoi një abort të gruas së tij, Anna, në vitin 2016. Ai është një person tepër modest, duke marrë parasysh nivelin e tij në futbollin botëror.

Emri është i njohur në të gjitha kontinentet, kërkon ndihmë, mëson dhe njëkohësisht punon aktivisht në fushën e bamirësisë dhe kjo e bën një person që vështirë të mos e dashurosh”, nis duke thënë ai.

"Jo të gjithë janë të vetëdijshëm për multidimensionalitetin e tij. Unë flas veçanërisht për temat që i interesojnë. Pak sportiestë janë kaq të interesuar të mësojnë për fusha të tjera të jetës. Psikologjia, cilësia e gjumit, ushqimi, osteopatia, endokrinologjia apo alergologjia", janë disa nga fushat ku polaku është i interesuar tregon ai.

Përveç këtyre ‘shqetësimeve’ të pazakonta, Jakub Baczek shpjegon gjithashtu se ka dallime mes Lewandowskit të Barcelonës dhe atij që luan për kombëtaren polake nën drejtimin e Fernando Santos: “Ka një ndryshim të madh mes asaj që ai mund të tregojë kur është në një klub dhe kur ai është në kombëtare.

Në klub ka më shumë kohë për të ndërtuar marrëdhënie, në rastin e kombëtares situata është ndryshe. Në grumbullime lojtarët shfaqen 'rastësisht' dhe për një kohë të shkurtër, shpesh në formime të ndryshme. Është gabim të mendosh, se lojtari është i njëjtë në klub me atë në kombëtare, janë dy botë të ndryshme”,- përfundon ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll