Sport

Paris Saint-Germain, pa Sergio Ramos nesër kundër Lyonit…

Mbrojtësi spanjoll do të humbasë takimin e kësaj të diele në mbrëmje (20:45). Do të mungojnë gjithashtu edhe Carlos Soler dhe Nordi Mukiele.

1 Prill 2023, 17:53 Nga DOSJA

Paris Saint-Germain, pa Sergio Ramos nesër kundër Lyonit…

FRANCE - Për PSG-në, rikthimi në aktualitet do të realizohet pa Sergio Ramos, Carlos Soler apo Nordi Mukiele. 

Dy spanjolët dhe francezi, të cilët munguan edhe në stërvitje këtë të premte, janë zyrtarisht të humbur për ndeshjen e së dielës dhe nuk figurojnë në grupin prej 19 lojtarësh të komunikuar këtë të shtunë nga PSG për ndeshjen ndaj Olympique Lyonnais, mbrëmjen e kësaj të diele (20:45).

Ja dhe lojtarët e përzgjedhur për ndeshjen. Midis, 19 emrave, gjejmë edhe atë të Leo Messin, i cili shkëlqeu me Argjentinën gjatë ndeshjeve ndërkombëtare dhe u rikthye në stërvitje këtë të premte. 

Achraf Hakimi, i munguar në pesë ndeshjet e fundit të ligës për shkak të dëmtimit, është gjithashtu i gatshëm, si dhe Marquinhos, i padisponueshëm në Brest (1-2) më pas përpara Rennes (0-2) para ndërprerjes.

Paris Saint-Germain, pa Sergio Ramos nesër kundër Lyonit…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll