Sport

Tifozët protestojnë në mënyrë origjinale, Zamalek reagon dhe fiton ndeshjen…

Tifozët e Zamalek, të premten demonstruan pakënaqësinë e tyre me ekipin në një mënyrë të çuditshme, por që pati efekt.

1 Prill 2023, 13:09 Nga DOSJA

Tifozët protestojnë në mënyrë origjinale, Zamalek

EGJIPT - Në shenjë proteste ndaj rezultatit humbës të skuadrës së Zamalekut, tifozët kryeqytetas, pas minutës së 55-të u ulën në tribunë, duke krijuar një 'emoji njerëzore'.

Ky episod ka ndodhur në ndeshjen e djeshme kur egjiptianët po humbisnin 2-3 me Al Merrikh nga Sudani, e vlefshme për Champions League të Afrikës.

E vërteta është se skuadra e Zamalekut ka reaguar pas ‘protestës’, pasi ka arritur ta përmbysi rezultatin, duke fituar ndeshjen me shifrat 4-3.

Shihni fotografinë:

Tifozët protestojnë në mënyrë origjinale, Zamalek

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll