Lirimi i vëllezërve Tate, gati nuk njihen pas 4 muajve në burg! Andrew "fiton zemrat" e besimtarëve: Lexova Kuranin!
Të dy u shprehën të lumtur për lirimin e tyre nga burgu, por nuk ngurruan edhe në përdorimin e fesë për të entuziazmuar ata që i ardhurojnë.
RUMANI- Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan janë liruar nga burgu, por gati-gati nuk njiheshin me pamjen e tyre. Me mjekër të gjatë dhe të sapodalë nga burgu, nuk ngurruan që të jepnin edhe një deklaratë për mediat, por edhe për "fansat" e tyre të pranishëm. Të dy u shprehën të lumtur për lirimin e tyre nga burgu, por nuk ngurruan edhe në përdorimin e fesë për të entuziazmuar ata që i ardhurojnë.
FJALA PARA MEDIAVE:
Tritan Tate: Dua të them se sot gjyqtarët morën vendimin e duhur. Respektoj atë që kanë bërë për mua. Jam i pafajshëm dhe mezi pres ta provoj.
Andrew Tate: Kur isha në burg u fokusova tek leximi i Kuranit. I jap respekt gjyqtarëve të sotëm se na dëgjuam. S'kam mllef ndaj shtetit rumun, por vetëm besoj tek e vërteta. Besoj tek zoti dhe besoj që zjarri i të vërtetës do të shkatërrojë të gjitha gënjeshtrat.
*fansat me brohoritje: Marshallah! Top-G!
Vëllezërit janë arrestuar që nga dhjetori dhe po hetohen për përdhunim, trafikim njerëzish dhe formim të një grupi krimi të organizuar. Të dy i kanë mohuar akuzat. Që nga fillimi i hetimeve prillin e kaluar, 6 gra janë identifikuar nga prokurorët si viktima. Megjithatë, asnjë akuzë nuk është ngritur ende ndaj vëllezërve apo dy bashkëpunëtorëve rumunë që u arrestuan përkrah tyre.
Në vitin 2016, Tate, një ish-kikboksier britaniko-amerikan, u përjashtua nga emisioni televiziv britanik Big Brother për shkak të një videoje që dukej se e tregonte atë duke sulmuar një grua. Ai fitoi famë në internet, por u bllokua nga të gjitha rrjetet sociale pas shumë komenteve mizogjeniste, si psh: gratë duhet të "mbajnë përgjegjësi" për sulmet seksuale. Pavarësisht ndalimeve të mediave sociale, ai fitoi popullaritet, veçanërisht mes të rinjve, duke promovuar atë që ai e prezantoi si një mënyrë jetese hiper-mashkullore (Top-G).
Sondazh
Muaji i tyre/ Rusia merr drejtimin e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Foto ilustruese Të shtunën, në atë që disa kritikë thonë se tingëllon më shumë si një shaka e 1 pril...
Tornado në SHBA, vdes një person pasi shembet çatia e një teatri
Misisipi SHBA- Një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur shkaku i një stuhie që bëri q&eu...
Ja çfarë i tha Gwyneth Paltrow paditësit të saj pasi fitoi çështjen gjyqësore
Gwyneth Paltrow SHBA- Okulisti Terry Sanderson tha se ishte "shumë i zhgënjyer" pasi humbi betejën e tij ligjore kundër aktores Gwynet...
Tërmeti në Turqi/ OKB-ja ka mbledhur vetëm 1/4 e fondeve që i duhet për krizën humanitare
Foto ilustruese TURQI- Kombet e Bashkuara kanë marrë më shumë se një të katërtën e fondeve të kërkuara, m...
'ATA KANE GABUAR'/ Rasti i vetëvrasjes së Kurt Cobain duhet të rihapet, gazetari këmbëngul: Ka prova të reja
Kurt Cobain dhe Courtney Love SHBA- Edhe pse kanë kaluar gati 30 vjet nga dita kur Kurt Cobain dha frymën e fundit, arsyet që çuan n&...
Ylli i Seinfeld, Jason Alexander kërcënon se do të largohet nga Twitter
Jason Alexander SHBA- Ylli i Seinfeld, Jason Alexander, 63 vjeç, foli për Elon Musk, duke njoftuar se nëse Twitter do të hiqte shenj&...
Studentja nga York përdor AI për të revokuar gjobën e parkimit
illie Houlton BRITANI E MADHE- Një student ka shpëtuar me sukses një gjobë parkimi prej 60 £ duke përdorur një let...
Heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë
Foto ilustruese Në Mal të Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore fillon, në prag të rundit të dytë të zgjedhj...
'Serbia duhet të mbrojë miqtë tradicionalë'/ Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Aleksandër Vuçiç dhe Vladimir Putin SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaron se ka vendosur ...
Dialogu Kosovë-Serbi/ Osmani takim me QUINT-in, BE-në dhe OSBE-në, zbardhen diskutimet
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovws Vjosa Osmani ka zhvilluar sot nwj takim me përfaqësuesit e QUINT-it, BE-së dhe OSBE-s&...
