Bota

ZYRTARE/ Dyshime për 'përgjim' të të dhënave, NATO ndalon përdorimin e TikTok nga pajisjet e zyrtarëve

Lajmin e kanë dhënë zyrtarët e NATO-së përmes një 'memo' që janë kanë dërguar stafit mëngjesin e kësaj të premteje, ku njoftohej se përdorimi i aplikacionit viral do të ndalohet.

31 Mars 2023, 20:27 Nga a.l
ZYRTARE/ Dyshime për 'përgjim' të të dhënave,
Tik Tok

NATO ka njoftuar zyrtarisht se do të ndalojë përdoprimin e TikTok nga pajisjet e zyrtarëve, pas dyshimeve në rritje për sigurinë. Lajmin e kanë dhënë zyrtarët e NATO-së përmes një 'memo' që janë kanë dërguar stafit mëngjesin e kësaj të premteje, ku njoftohej se përdorimi i aplikacionit viral do të ndalohet, shkruajnë mediat e huaja. 

“Siguria kibernetike është një prioritet kryesor për NATO-n. NATO ka kërkesa të forta për specifikimin e aplikacioneve për përdorim zyrtar të biznesit. TikTok nuk është i aksesueshëm në pajisjet e NATO-s”, tha një zyrtar i lartë për CNN.

NATO është organi më i fundit qeveritar që ndalon aplikacionin për shqetësimet se qeveria kineze mund të hyjë në të dhënat e përdoruesve të TikTok përmes kompanisë së saj mëmë kineze, Bytedance. SHBA, Britania e Madhe, Norvegjia, Parlamenti Evropian dhe vende të tjera e kanë ndaluar tashmë aplikacionin nga pajisjet qeveritare.

tik tok

Sondazh

Poll

Bota 31 Mars 2023, 19:18 k.m.

Macron viziton Kinën javën e ardhshme

Emmanuel Macron PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron tha se e do të vizitonte Kinën në fillim të prillit dhe i bëri thirrje P...