Sport

Përpara ‘big-match’, Guardiola prepotent: “Ne dhe Liverpool mund të mposhtim këdo"

“Cityzen” dhe “The Reds” përballen këtë të shtunë, në një nga rivalitetet më të mëdha të viteve të fundit në Premier League.

31 Mars 2023, 18:16 Nga DOSJA

Përpara ‘big-match’, Guardiola prepotent: “Ne dhe

ANGLI - Liverpool dhe Manchester City do të përballen nesër në orën 13:30, në rivalitetin më të madh të pesë viteve të fundit në Premier League. “The Reds” mbërrijnë të dëmtuar pas eliminimit në Champions League dhe me një pozicion të dobët në kampionat, të cilin prej javësh po përpiqen ta zgjidhin.

Pavarësisht këtyre faktorëve, Pep Guardiola nuk sheh një rival të vogël. “Pavarësisht se çfarë ka ndodhur në sezonet e kaluara, apo do të ndodhë në të ardhmen, ata do të jenë gjithmonë një rival i madh”,- tha trajneri në konferencën për shtyp, përpara se të thoshte se “ata mund të mundin këdo, si ne”.

Pep foli gjithashtu edhe për disponueshmërinë e Haaland, i cili ka humbur ndeshjet me ekipin e tij për shkak të problemeve të muskujve në zonën e ijeve. “Të shohim”, tha trajneri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll