Sport

Buzëqesh Milani, tani është zyrtare mungesa e Osimhen kundër kuqezinjve!

Nuk dihet nëse Osimeni do të rikuperohet në kohë për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve kundër Milanit, që do të luhet më 12 dhe 18 prill.

31 Mars 2023, 17:23 Nga DOSJA
Buzëqesh Milani, tani është zyrtare mungesa e Osimhen kundër

ITALI - Golashënuesi më i mirë i Napolit, Victor Osimen, ka lënduar muskulin e këmbës së majtë dhe do të mungojë në ndeshjen e radhës në ligë kundër Milanit, njoftoi sot klubi i Napolit.

Gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme”, thuhet në deklaratë.

Nuk dihet nëse Osimeni do të rikuperohet në kohë për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve kundër Milanit, që do të luhet më 12 dhe 18 prill.

Osimeni shënoi 21 gola në 24 ndeshje këtë sezon në Serinë A dhe është ndër më meritorët për vendin e parë në tabelë, të cilin skuadra e tij e mban me 19 pikë përpara Lacios të vendit të dytë.

Napoli do të presë Milanin të dielën në orën 20:45, në ndeshjen e xhiros së 28-të të Serisë A.

B.T (Dosja.a)

Sondazh

Poll