Sport

Skiatori shqiptar kuqezi, Denni Xhepa fiton edhe garën e sllallomit, titulli dhe medalja e dytë e artë Ballkanike… (video)

Rezultatin e Denni Xhepës e bën edhe më të jashtëzakonshëm fakti se skiatori shqiptar ka arritur 24.55 pikë një rekord personal për të në ushtrimin e sllallomit.

31 Mars 2023, 14:51 Nga DOSJA

Skiatori shqiptar kuqezi, Denni Xhepa fiton edhe garën e sllallomit,

BULLGARI - Skiatori kuqezi Denni Xhepa, përsëriti suksesin e ditës së djeshme, duke u shpallur kampion Ballkani edhe në garën e sllallomit. Ky është titulli i dytë i kampionit për skiatorin shqiptar, i cili pas fitores së djeshme në garën e sllallomit gjigand, arrin të fitojë edhe medaljen e dytë të artë në këtë Ballkaniadë.


Në këtë disiplinë të garave të kampionatit Ballkani, që po zhvillohet në Bansko të Bullgarisë, skiatori shqiptar Denni Xhepa, ka lënë pas australianin McAdam dhe bullgarin Zlatkov, duke zënë vendin e pare dhe merituar titullin e kampionit të Ballkanit.


Rezultatin e Dennit e bën edhe më të jashtëzakonshëm fakti se skiatori shqiptar ka arritur 24.55 pikë një rekord personal për të në ushtrimin e sllallomit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll