Bota

Tragjedi në kufirin kanadez/ Tentuan të kalonin me varkë, humbin jetën 6 refugjatë, zhduket foshnja

Pak orë më vone ata gjetën në një moçal një varkë të përmbysur, teksa dyshohet se është zhdukur një foshnjë. 

31 Mars 2023, 19:48 Nga a.l
Tragjedi në kufirin kanadez/ Tentuan të kalonin me varkë, humbin
Foto ilustruese

KANADA- Gjashtë refugjatë kanë humbur jetën pasi tentuan të kalonin me varkë pranë kufirit SHBA-Kanada. Mediat e huaja raportojnë se kanë qenë autoritetet kanadeze që kanë identifikuar trupat e pajetë të refugjatëve, dy familjeve rumune dhe indiane në lumin St Lawrence. Pak orë më vone ata gjetën në një moçal një varkë të përmbysur, teksa dyshohet se është zhdukur një foshnjë. 

“Gjashtë individët besohet se janë nga dy familje, njëra me origjinë rumune dhe tjetra që besohet të jetë indiane. Policia beson se një foshnjë nga familja rumune nuk është gjetur dhe ne do të vazhdojmë kërkimin. Të gjithë besohet se kanë tentuar të hyjnë ilegalisht në SHBA nga Kanadaja,” tha në një konferencë shtypi Lee-Ann O’Brien, zëvendës shefi i Shërbimit Policor.

Ky nuk është rasti i parë ku refugjatët humbin jetën në përpjekje për të kaluar me varka të vogla nga Kanadaja për në SHBA. 

mbytet varka ne kanada

Sondazh

Poll

Bota 31 Mars 2023, 19:18 k.m.

Macron viziton Kinën javën e ardhshme

Emmanuel Macron PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron tha se e do të vizitonte Kinën në fillim të prillit dhe i bëri thirrje P...