Bota

Paralajmërimi i Lukashenkos: Lufta bërthamore është në horizont! Perëndimi kërkon të na shkatërrojë

Diktatori, një aleat i vendosur i presidentit rus Vladimir Putin, pretendoi, pa dhënë asnjë provë, se Perëndimi po planifikon të pushtojë Bjellorusinë për ta shkatërruar atë.

31 Mars 2023, 19:27 Nga a.l

Paralajmërimi i Lukashenkos: Lufta bërthamore është në

BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka paralajmëruar sot se një luftë e tretë botërore shfaqet në horizont për shkak të mbështetjes së NATO-s për Kievin, teksa këmbënguli se Rusia do të përdorë armët bërthamore nëse i frikësohen humbjes në Ukrainë. Diktatori, një aleat i vendosur i presidentit rus Vladimir Putin, pretendoi, pa dhënë asnjë provë, se Perëndimi po planifikon të pushtojë Bjellorusinë për ta shkatërruar atë. Lukashenko tha se vendimi i Perëndimit për të dërguar tanke, raketa dhe artileri në Ukrainë ka nënkuptuar se bota është më afër se kurrë një apokalipsi bërthamor, shkruan The Guardian. 

“Si rezultat i përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe satelitëve të saj, një luftë në shkallë të gjerë është nisur në Ukrainë. Një luftë e tretë botërore me zjarre bërthamore duket në horizont", tha Lukashenko në një fjalim televiziv

Lukashenko këmbënguli se planet e Rusisë për të vendosur armë taktike bërthamore në Bjellorusi nuk janë shantazh, por një shans për të 'mbrojtur' kombin e tij kundër Perëndimit. Në një fjalim fyes, Lukashenko paralajmëroi se nëse Putini kishte frikë se forcat e tij do të mposhten nga Ukraina, ai do të detyrohej të lëshonte armët e saj bërthamore. 

aleksandër lukashenko

Sondazh

Poll

Bota 31 Mars 2023, 19:18 k.m.

Macron viziton Kinën javën e ardhshme

Emmanuel Macron PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron tha se e do të vizitonte Kinën në fillim të prillit dhe i bëri thirrje P...