Bota

1/10 e popullsisë së Francës janë emigrantë - Nga cilat vende janë?

Pothuajse gjysma e emigrantëve (47.5%) vijnë nga Afrika, ndërsa 33.1% nga Evropa dhe 13.6% nga Azia.

31 Mars 2023, 17:02 Nga k.m.
1/10 e popullsisë së Francës janë emigrantë - Nga cilat
Francë

FRANCË- Emigrantët përbëjnë 1/10 e popullsisë së Francës në vitin 2021. Kështu njoftoi të enjten agjencia kombëtare e statistikave (INSEE ). Më shumë se një e treta e 7 milionë emigrantëve që jetojnë në Francë, 36 për qind, kanë marrë nënshtetësinë franceze.

Pothuajse gjysma e emigrantëve (47.5%) vijnë nga Afrika, ndërsa 33.1% nga Evropa dhe 13.6% nga Azia.

Vendet kryesore të origjinës së tyre janë Algjeria (12.7%), Maroku (12%), Portugalia (8.6%), Tunizia (4.5%), Italia (4.1%), Turqia (3.6%) dhe Spanja (3.5%).

Mesatarisht, për çdo 4 persona që emigrojnë në Francë, emigron një francez.

Qeveria franceze po përpiqet aktualisht të miratojë një ligj të ri emigracioni që do ta bëjë më të lehtë deportimin e të huajve të paligjshëm, veçanërisht të atyre që kryejnë krime. Projektligji është kritikuar si nga e djathta, e cila kërkon të ulë numrin e emigrantëve dhe nuk i konsideron të duhura masat kufizuese, por edhe nga e majta.

emigrantet ne france france

Sondazh

Poll