Bota

1 vit nga çlirimi i qytetit ukrainas/ Scholz: Mizoritë e Bucha-s i treguan botës se çfarë do të thotë lufta e Putin! Këto krime duhen ndëshkuar

Përmes një postimi në 'Twitter', Scholz tha se krimet e kryera në Bucha nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar. 

31 Mars 2023, 16:20 Nga a.l
1 vit nga çlirimi i qytetit ukrainas/ Scholz: Mizoritë e Bucha-s i
Olaf Scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka kujtuar një vjetorin e çlirimit të qytetit ukrainas, Bucha në të cilin u krye një masakër mizore ndaj civilëve nga ushtarët rusë. Përmes një postimi në 'Twitter', Scholz tha se krimet e kryera në Bucha nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar. 

Mizoritë e Bucha-s i treguan syve të botës se çfarë do të thotë lufta e Putinit. Ato imazhe më mbetën edhe në mendjen time. Këto krime nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar. Kjo është arsyeja pse ne jemi të bashkuar në mbështetje të Ukrainës. Rusia nuk duhet të fitojë”, shkroi ai. 

Tre liderë të vendeve anëtare të BE-së kanë udhëtuar sot në Kiev. Sipas mediave ukrainase, bëhet fjalë për liderin e Sllovakisë Eduard Heger, i Sllovenisë Robert Golob dhe lideri i Kroacisë Andrej Plenkoviç. Ata do të marrin pjesë në një samit që shënon njëvjetorin e çlirimit të Bucha-s. 

lufta ukraine-rusi olaf scholz

Sondazh

Poll