Bota

Sulmi me 6 të vrarë në shkollën fillore në Nashville/ Qytetarët në protestë: Përforconi ligjin për armët! Bëni punën tuaj

Protestuesit kanë bërë thirrje për të shtuar kontrollet ndaj armëve dhe kufizimin e aksesit të tyre.

31 Mars 2023, 15:52 Nga a.l
Sulmi me 6 të vrarë në shkollën fillore në Nashville/
Tennesse

SHBA- Qytetarët e Tenesi, kryeqytetit të Nashville ku ndodhi edhe sulmi me 6 të vrarë pranë shkollës fillore disa ditë më parë, kanë protestuar sot, duke kërkuar veprim për kontrollin e armëve nga ligjvënësit.  Protestuesit kanë bërë thirrje për të shtuar kontrollet ndaj armëve dhe kufizimin e aksesit të tyre, shkruajnë mediat e huaja. 

"Bëni punën tuaj!" protestuesit thanë ndërsa marshuan drejt Kapitolit të Shtetit të Tenesit, ku u futën në rotondën e ndërtesës përpara një takimi të legjislaturës së shtetit.

Videot treguan momentin kur ata kënduan himnin e protestës "Pushteti popullit" ndërsa ligjvënësit kalonin nëpër turmë, duke shpërthyer më vonë në thirrjet "turp, turp".

Masat janë ndër ndryshimet që avokatët e kontrollit të armëve kanë kërkuar prej vitesh në nivel shtetëror dhe federal, për të adresuar shkallën e lartë të dhunës me armë dhe shfaqjen e rregullt të të shtënave masive në SHBA.

 

 

sulm ne shba

Sondazh

Poll