Bota

Plani i paqes për Ukrainën/ Kryeministri i Spanjës zbardh takimin me Xi Jinping: E inkurajova që të të biesdojë me Zelenskyy-n

Duke folur në një konferencë për shtyp në ambasadën spanjolle në Pekin, Pedro Sanchez tha se kishte diskutuar "pozicionin e Kinës" për luftën e Rusisë në Ukrainë në takimet me Xi dhe zyrtarë të tjerë të lartë kinezë.

31 Mars 2023, 15:38 Nga a.l
Plani i paqes për Ukrainën/ Kryeministri i Spanjës zbardh takimin
Pedro Sanchez

KINË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka reaguar për herë të parë pas takimit që zhvilloi me presidentin kinez Xi Jinping, gjatë vizitës së tij në Pekin. Ai tha se kishte inkurajuar liderin kinez që të biesdonte me homolgun e tij ukrains Volodymyr Zelenskyy për planin e paqes. Duke folur në një konferencë për shtyp në ambasadën spanjolle në Pekin, Pedro Sanchez tha se kishte diskutuar "pozicionin e Kinës" për luftën e Rusisë në Ukrainë në takimet me Xi dhe zyrtarë të tjerë të lartë kinezë. Ai akuzoi gjithashtu liderin rus Vladimir Putin se po kërkon të dobësojë projektin shumëpalësh të BE-së për paqen dhe mirëqenien, shkruajnë mediat e huaja. 

Kam inkurajuar presidentin Xi që të ketë një bisedë me presidentin (ukrainas) Zelensky për të mësuar nga dora e parë për këtë plan paqeje të qeverisë ukrainase”, tha Sanchez.

Zelenskyy ka thënë në mënyrë të përsëritur se është i hapur për bisedime me Xi Jinping.  Pekini muajin e kaluar zbuloi një dokument me 12 pika që bën thirrje për një zgjidhje politike të krizës në Ukrainë. Dokumenti u prit menjëherë me skepticizëm nga aleatët e Ukrainës, megjithëse u mirëprit nga Kievi. Sanchez të premten përshëndeti gjithashtu qëndrimin e Pekinit që kundërshton përdorimin e armëve bërthamore në konflikt, si dhe mbështetjen e deklaruar të tij për "integritetin territorial".

pedro sanchez

Sondazh

Poll