Bota

Lukashenko propozoi armëpushim me Ukrainën/ Kremlini: Asgjë nuk do të ndryshojë! Operacioni special ushtarak vazhdon

Lukashenko u kërkoi palëve në konflikt të fillojnë bisedimet e drejtpërdrejta pa pritur ndërmjetës nga Perëndimi.

31 Mars 2023, 16:30 Nga a.l
Lukashenko propozoi armëpushim me Ukrainën/ Kremlini: Asgjë nuk
Dmitry Peskov

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i është përgjigjur deklaratës së presidentit Bjellorus Aleksandër Lukashenko, i cili propozoi ndaj Rusisë që të shpallnin armëpushim me Ukrainën. Peskov ka deklaruar se operacioni special ushtarak në Ukrainë do të vazhdojë, pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për të arritur objektivat e Rusisë në këtë pikë të luftës. 

"Sigurisht, ne kemi dëgjuar atë që tha Alekasëndër Grigoryevich Lukashenko. Sigurisht, të dy presidentët, dua të them Putin dhe Lukashenko, do të vazhdojnë bisedimet javën e ardhshme, dua të them në takimin e Këshillit të Lartë të Shtetit të Unionit. Por asgjë nuk ndryshon në kontekstin e Ukrainës dhe operacioni special ushtarak po vazhdon, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të arritur objektivat e vendit tonë në këtë pikë", tha ai. 

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka propozuar shpalljen e armëpushimit në Ukrainë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Lukashenko u kërkoi palëve në konflikt të fillojnë bisedimet e drejtpërdrejta pa pritur ndërmjetës nga Perëndimi.

lufta ukraine-rusi dmitry peskov

Sondazh

Poll