Bota

Sulm me armë në zyrat e partisë opozitare në Turqi/ Kryetarja e partisë mesazh Erdogan: Nëse do të vish eja! Nuk kam frikë

Kryetarja e Partisë, Meral Aksener ka reaguar pas sulmit duke iu drejtuar presidentit Erdogan se nuk ka frikë. 

31 Mars 2023, 16:48 Nga a.l
Sulm me armë në zyrat e partisë opozitare në Turqi/
Sulmohen zyrat e partisë opozitare në Turqi

TURQI- Një sulm me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në zyrat e një partie opozitarë në Stamboll, 'IYI Parti'. Autorët nuk janë identifikuar ende. Ndërsa një nga plumbat ka goditur një dritare. Kryetarja e Partisë, Meral Aksener ka reaguar pas sulmit duke iu drejtuar presidentit Erdogan se nuk ka frikë, shkruajnë mediat e huaja. 

"Në epokën e pushtetit tuaj, të gjitha sulmet ndaj shtëpisë sime dhe kolegëve mbetën të pandëshkuara. Sot ka ndodhur një sulm i armatosur në kryesinë tonë të Stambollit, zoti Rexhep! Nëse do të vish, eja!", tha ajo. 

'Partia İYİ' është anëtare e Aleancës së Kombit, e dyta më e madhe nga gjashtë partitë opozitare që synojnë të rrëzojnë Erdoganin në zgjedhjet e 14 majit.

meral aksener

Sondazh

Poll