Aktualitet

Finalizohet operacioni “Tarifa”/ Trafikonte emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 19-vjeçari

Ndërkohë 21-vjeçari dyshohet se monitoronte rrugën, për të sinjalizuar 19-vjeçarin, në rast se kishte punonjës policie. 

31 Mars 2023, 14:10 Nga f.i
Finalizohet operacioni “Tarifa”/ Trafikonte emigrantë të
foto ilustruse

POGRADEC- Finalizohet operacioni “Tarifa” në Pogradec, ku një 19-vjeçar është arrestuar në flagrancë dhe një 21-vjeçar është shpallur në kërkim, të dy banues në Kavajë.

Shtetasi me iniciale M.H 19-vjeç u kap në flagrancë duke transportuar 6 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme. Ndërkohë 21-vjeçari dyshohet se monitoronte rrugën, për të sinjalizuar 19-vjeçarin, në rast se kishte punonjës policie. 

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Tarifa", për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

U kap duke transportuar 6 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 500-1000 euro për person, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 19-vjeçari.   

Shpallet në kërkim një shtetas tjetër, i cili dyshohet se monitoronte rrugën, për të sinjalizuar 19-vjeçarin, në rast se kishte punonjës policie. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Tarifa", si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. 

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: M. H., 19 vjeç, banues në Kavajë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi N. Ç., 21 vjeç, banues në Kavajë. Shtetasi M. H. është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me automjetin tip "Benz", kundrejt fitimit 500-1000 euro për person, 6 shtetas të huaj, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm drejt vendeve të BE-së.    

Nga hetimet e kryera rezultoi se bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale ishte edhe shtetasi N. Ç., i cili monitoronte rrugën për të sinjalizuar shtetasin M. H., në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

arrestohet 19-vjecari ne pogradec

Sondazh

Poll