Aktualitet

Dumani: SPAK nuk ka asnjë hetim për McGonigal, më shqetësojnë çështjet e mbartura

Dumani ka thënë se nuk ka hetim. 

31 Mars 2023, 12:34 Nga f.g
Dumani: SPAK nuk ka asnjë hetim për McGonigal, më
Altin Dumani

TIRANE- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani ka konfirmuar se në Shqipëri nuk ka asnjë hetim për çështjen McGonigal. Në një takim informal me gazetarët që mbulojnë çështjet e gjyqësorit në vend, Dumani ka thënë se nuk ka hetim. 

‘Nuk do merrni ju dhe askush përgjigje, prokuroria nuk jep njoftimi kur heton njerëz. Nuk ka procedim zyrtar asnjëherë. E quajmë të tejkaluar këtë temë. Është çështje e prokurorit dhe mund të vendos të mos e ndajë me askënd.’- tha Dumani.

Më tej, kreu i SPAK ka thënë se ka një zvarritje të çështjeve të mbartura në organin e akuzës por vonesa nuk është në dorën e tij. 

 “Më shqetësojnë shumë çështjet e mbartura, kam qenë kërkues me prokurorët që çështja të përshpejtohet, kaq mund të bëj unë, të kërkoj llogari pse nuk po ecën çështja. Këtë e kam bërë, është në përgjegjësinë e prokurorit, po bëhen veprime”, ka thënë ai./Dosja.al

altin dumani charles mcgonigal

Sondazh

Poll