Aktualitet

Plagosja e 60-vjeçares në Lushnje! Policia rikthehet në vendin e ngjarjes, merren në pyetje 23 persona

Një ditë më parë, Policia bëri të ditur se autori është Armando Hasallën si të dyshuarin kryesor, por tashmë hetimet janë zgjeruar. 

31 Mars 2023, 14:08 Nga A.B
Plagosja e 60-vjeçares në Lushnje! Policia rikthehet në vendin
Policia

LUSHNJE- Policia ka marrë në pyetje 23 persona në Lushnje, në kuadër të hetimeve të plagosjes së 60-vjeçares Bajame Senej. Policia po kërkon sa më shumë informacion mbi dëshmitarët dhe personat që ishin në vendin e ngjarjes.

Policia është rikthyer në Garunjë të Lushnjes, duke kërkuar me detektor mbi gëzhonjat e tjera të armës kallashanikov. Një ditë më parë, Policia bëri të ditur se autori është Armando Hasallën si të dyshuarin kryesor, por tashmë hetimet janë zgjeruar. 

Shaip Hasalla e ka mohuar se i biri Armando Hasalla ka lidhje më këtë ngjarje dhe se sipas tij, si ai dhe djali tjetër kanë qenë jashtë shtetit.

Plagosja e 60-vjeçares ndodhi një ditë më parë, teksa Bajame Senej po kthehej në banesë me makinë bashkë me djalin e saj, por një breshëri automatiku u ndërpreu rrugën. Ajo u plagos në këmbë. Pas ngjarjes vëllai i saj akuzoi kushërinj të tyre si autorë të ngjarjes.

Ky konflikt mes tyre ka nisur që në korrik të vitit 2021, kur Kastriot Hasalla, vëllai i 60-vjeçares së plagosur, vrau kushëririn e tij Romeo Hasallën dhe plagosi 3 të tjerë pas përplasjes për pronën.

plagosje ne lushnje bajame senej

Sondazh

Poll