Aktualitet

Arrestohen dy shqiptarët në Gjermani, kapen me 1 kg kokainë në makinë

Oficerët që ndaluan makinën në Schleißheimer Strasse gjetën një vend të kamufluar për drogën pranë dy pasagjerëve 21 dhe 42-vjeçar në brendësi të automjetit dhe në të rreth 1 kg kokainë me vlerë të paktën 100.000 euro.

31 Mars 2023, 12:30 Nga I.A
Arrestohen dy shqiptarët në Gjermani, kapen me 1 kg kokainë
Foto Ilustruese

GJERMANI- Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme në Gjermani për trafik të lëndëve narkotike. Sueddeutsche shkruan se shqiptarët u arrestuan në Hasenbergl të Mynihut.

Oficerët që ndaluan makinën në Schleißheimer Strasse gjetën një vend të kamufluar për drogën pranë dy pasagjerëve 21 dhe 42-vjeçar në brendësi të automjetit dhe në të rreth 1 kg kokainë me vlerë të paktën 100.000 euro. Janë arrestuar dy të dyshuarit, shtetas shqiptarë jo banues në Gjermani. Megjithatë, identiteti i të moshuarit, të cilit i është regjistruar automjeti, nuk është i sigurt, letrat e tij janë të falsifikuara.

arrestohen shqiptaret ne gjermani

Sondazh

Poll