Aktualitet

Sulmi me armë ndaj Top Channel, Dumani: Jemi aty, nëse do të dalë diçka do të veprojmë

Dumani iu ka thënë një grupi gazetarësh se nëse duhet ndërhyrja, SPAK do të veprojë

31 Mars 2023, 13:46 Nga f.g
Sulmi me armë ndaj Top Channel, Dumani: Jemi aty, nëse do të
Altin Dumani, kreu i ri i SPAK

TIRANE- Sulmi me armë ndaj Top Channel është duke u hetuar edhe nga SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion). Altin Dumani iu ka thënë një grupi gazetarësh se nëse duhet ndërhyrja, SPAK do të veprojë. 

“Që në orët e para të mëngjesit, kam kontaktuar në telefon drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit. I kam ofruar mbështetjen e plotë të strukturës së posaçme. Më ka thënë se po kryeheshin veprimet e para hetimore. Kam vendosur të dërgoj në analizën e bërë në drejtorinë e policisë, një prokuror dhe oficer të policisë gjyqësore. Megjithëse është çështje në kompetencë të prokurorisë së Tiranës, edhe ne jemi aty, po bëjmë veprimet tona, dhe nëse do dalë diçka, do kemi veprime."-është shprehur Dumani ndërsa nuk dha detaje të tjera për këtë çështje, për të cilën deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar ngolicia.

Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate më 27 mars dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një ‘Range Rover’ dhe qëlluan me dy kallshnikovë. Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim. Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme. Si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë eurosh./Dosja.al

sulmi me arme te topi altin dumani

Sondazh

Poll