Aktualitet

8 mijë rrënjë kanabis në 27 sera, Gjykata e Shkodrës lë në arrest shtëpie Ernest Veshtaj: Nuk ka prova për burg

Gjatë seancës së sotme prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Ernest Veshtaj (Nesti Velaj), por Gjykata ka vendosur që ta lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie.

31 Mars 2023, 12:44 Nga I.A
8 mijë rrënjë kanabis në 27 sera, Gjykata e Shkodrës
Gjykata e Shkodres

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka marrë vendimin për autorin e dyshuar për kultivimin e 8 mijë rrënjë kanabist në 27 sera. Gjatë seancës së sotme prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Ernest Veshtaj (Nesti Velaj), por Gjykata ka vendosur që ta lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie.

Sipas gjyqtarëve nuk ka prova të mjaftueshme në këtë fazë të hetimit për arrest me burg. Ndërkohë që vet, Veshtja ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me 27 serat me kanabis. 

Droga në Shkodër u kap disa ditë më parë. Në 27 sera ishin kultivuar 8 mijë rrënjë kanabisi. Fidanët ishin 20 metra në thellësi të kraterit që ka shërbyer për marrje inertesh në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, në Koplik.

ernest veshtaj operacioni krateri

Sondazh

Poll