Aktualitet

Kultivonte lëndë narkotike, arrestohet 40-vjeçari në Kukës

Shtetasi me iniciale E.V kërkohej nga policia e Lezhës prej vitit 2022 dhe në bashkëpunim me autoritetet e Kukësit është bërë e mundur kapja e autorit, për të cilin gjykata ka përcaktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim.

31 Mars 2023, 13:51 Nga f.i

 

Kultivonte lëndë narkotike, arrestohet 40-vjeçari në
foto ilustruse

KUKËS- Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kukës për kultivim të lëndëve narkotike. Shtetasi me iniciale E.V kërkohej nga policia e Lezhës prej vitit 2022 dhe në bashkëpunim me autoritetet e Kukësit është bërë e mundur kapja e autorit, për të cilin gjykata ka përcaktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë policia po vijon kërkimet për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

Njoftimi i policisë

Ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, në vitin 2022, kapet dhe vihet në pranga, pas shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Policisë Lezhë, 40-vjeçari. 

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, pas shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim E. V., 40 vjeç, banues në fshatin Tale, Lezhë. 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në vitin 2022, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kultivuar bimë narkotike, në fshatin Dardhas.  

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

arrestohet nje 40-vjecar kukes

Sondazh

Poll