Aktualitet

Mediat belge: Mafia shqiptare është në 'TOP 3', kokë më kokë me marokenët për nga rrezikshmëria

Shumë prej ‘kokave’ të grupeve kriminale janë strehuar në Dubai, nga ku dhe nuk ekstradohen dot. Në këtë mënyrë, shqiptarë apo marokenë u shpëtojnë përballjes me drejtësinë belge.

31 Mars 2023, 10:28 Nga F.M
Mediat belge: Mafia shqiptare është në 'TOP 3',
Belgjikë

BELGJIKË- Mediat belge i kanë konsideruar shqiptarët si ndër mafiozët më të rrezikshëm, madje të barabartë me marokenët. Në artikullin e medias belge shkruhet se klanet kriminale operojnë kryesisht në Bruksel dhe Wallonia. Shumë prej ‘kokave’ të grupeve kriminale janë strehuar në Dubai, nga ku dhe nuk ekstradohen dot. Në këtë mënyrë, shqiptarë apo marokenë u shpëtojnë përballjes me drejtësinë belge.

Artikulli:

Komisioneri i divizionit François Farcy, drejtor i Policisë Gjyqësore Federale të Lièges pohon se mafia shqiptare është në pozitë të barabartë në Belgjikë me mafian marokene.

"Sot, ajo (mafia shqiptare) është në top 3, së bashku me organizatat belgo-holandeze dhe marokene," tha komisioneri i divizionit François Farcy për La Dernier Heure . 

Klanet kriminale janë të barabartë. Ata janë kudo në Belgjikë dhe në botë, në veçanti në Bruksel dhe Wallonia apo Liège. Baronë ndodhen në Dubai.

Këto deklarata vijnë pas çmontimit të 160 elementëve të policisë gjyqësore federale (PJF) të Lièges të një trafiku të gjerë kokaine dhe kanabisi, të organizuar në një periudhë të paktën katër vjeçare dhe ku përfshiheshin klane të mafias shqiptare. 

Në total u arrestuan 18 persona, 11 prej të cilëve u vunë në urdhër arresti për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Gjatë 21 kontrolleve të kryera në Liège, Seraing, Saint-Nicolas, Grâce-Hollogne, Jemeppe, Verviers, Marche-en-Famenne, Houffalize dhe Morlanëelz, hetuesit sekuestruan 800 gram kokainë dhe produkte prerëse të paketuara në një arkë që shërbente si punëtori.

Gjithashtu u sekuestruan dhjetëra fishekë, kokainë, fenerët, doreza, automjete, pajisje për paketimin dhe shitjen e kokainës, peshore, thasë, makineri ambalazhi dhe presë me vakum.

grupet shqiptare mafia shqiptare mediat belge

Sondazh

Poll