Aktualitet

Sherr në familjen në Vlorë, vëllezërit përplasin me makinëbashkëshortin e motrës, shpallen në kërkim

Sipas njoftimit të policisë shtetasi M.D 34 vjeç dhe vëllai i tij B.D 37 vjeç, janë në kërkim, ndërsa shtetasi A.M 38-vjeç ndodhet në spitali, nën kujdesin mjekësor.

31 Mars 2023, 10:49 Nga f.i
Sherr në familjen në Vlorë, vëllezërit përplasin
Foto ilustruse

VLORË- Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pasi akuzohen se kanë goditur me automjet bashkëshortin e motrës së tyre, pas një konflikti familjar. Sipas njoftimit të policisë shtetasi M.D 34 vjeç dhe vëllai i tij B.D 37 vjeç, janë në kërkim, ndërsa shtetasi A.M 38-vjeç ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor. Një person tjetër është arrestuar në flagrancë, nën akuzën 'dhunë në familje', pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. D., 34 vjeç dhe B. D., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Kot, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për shkak të një konflikti familjar, kanë goditur me automjet bashkëshortin e motrës së tyre, shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitali, në kujdesin mjekësor. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin S. S., banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e vlores

Sondazh

Poll