Aktualitet

Vjedhje dhe dhunë në familje, arrestohen 2 persona në Durrës

Një 39 vjeçar banues në Kamëz është arrestuar pasi gjatë dy muajve të fundit ka vjedhur biçikleta të shtetasve të ndryshëm.

31 Mars 2023, 11:32 Nga f.i
Vjedhje dhe dhunë në familje, arrestohen 2 persona në Durrës
foto ilustruse

DURRËS- Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit për vepra të ndryshme penale. Një 39 vjeçar banues në Kamëz është arrestuar pasi gjatë dy muajve të fundit ka vjedhur biçikleta të shtetasve të ndryshëm. Ndërkohë një person tjetër është kapur në flagrancë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. 

Nga ana tjetër Policia e Krujës është vënë në kërkim të shtetases A. M 36 vjeçe, pasi vëllai i saj ka kallëzuar në polici se e motra është larguar nga banesa prej datës 30 mars dhe nuk është kthyer më.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i administrimit të menjëheshëm të kallëzimeve të marra për 2 raste vjedhjesh, kanë vënë në pranga shtetasin A. B., 39 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi gjatë 2 muajve të fundit, iu ka vjedhur biçikletat, 2 shtetasve të ndryshëm. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 39-vjeçari.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi O. M., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Në Komisariatin e Policisë Krujë, ka kallëzuar shtetasi A. M., 31 vjeç, banues në Derven, Krujë, se më datë 30.03.2023, është larguar nga banesa, motra e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestohen 2 persona në durrës

Sondazh

Poll