Sport

De Gea nuk pranon të ulë rrogën prej 425 mijë eurosh në javë…gati të largohet!

Edhe pse ai e refuzoi ofertën, klubi anglez beson se do të gjejë një mënyrë për ta bindur portierin e tij që të ndryshojë mendje, transmeton “Mundo Deportivo”.

30 Mars 2023, 23:19 Nga DOSJA
De Gea nuk pranon të ulë rrogën prej 425 mijë eurosh në

ANGLI - Portieri spanjoll David de Gea ka vendosur të largohet nga Manchester United.

Spanjolli, i cili kaloi 12 vite në klubin Old Trafford, ka refuzuar të vazhdojë kontratën me Djajtë e Kuq.

Kontrata e De Geas me klubin e famshëm anglez skadon në fund të sezonit, ndaj nëse nuk arrijnë marrëveshje gjatë verës, ai do të jetë i lirë të zgjedhë një ambient të ri.

Dyshohet se drejtuesit e United i kanë bërë tashmë ofertën e parë për vazhdimin e kontratës spanjollit, por ai ka refuzuar shprehimisht.

De Gea ka një pagë javore prej 425 mijë eurosh, ndaj drejtuesit e klubit po përpiqen ta bindin që të pranojë të ardhura më të ulëta, gjë që është e vështirë të arrihet.

Edhe pse ai e refuzoi ofertën, klubi anglez beson se do të gjejë një mënyrë për ta bindur portierin e tij që të ndryshojë mendje, transmeton “Mundo Deportivo”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll