Sport

Man.City pa Haaland ndaj Liverpoolit? Norvegjezi ende mungon në stërvitje...

Erling Haaland, i dëmtuar nuk është stërvitur ende të enjten dhe mund të humbasë ndeshjen kundër Liverpool të shtunën.

30 Mars 2023, 21:52 Nga DOSJA
Man.City pa Haaland ndaj Liverpoolit? Norvegjezi ende mungon në

ANGLI - I dëmtuar në aduktorët kundër Burnleyt, më 18 mars në Kupë (6-0), Erling Haaland u detyrua të humbiste ndeshjet ndërkombëtare të Norvegjisë. 

Sulmuesi i Manchester Cityt nuk është stërvitur të mërkurën apo të enjten dhe për këtë arsye është shumë i pasigurt për pritjen e Liverpoolit të shtunën (13:30).

Për këtë ndeshje, City do të jetë edhe pa Phil Foden, i cili sapo është operuar për apendisiti.  Manchester City do të përballet me Bayern Munich në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, më 11 prill.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll