Sport

Djokoviç i dhuroi fansit 100 euro kur po bënin foto, aryeja do t’ju habisë të gjithëve!

Bëhet fjalë për një të ri me inicialet UG, fans i Crvena zvezdës, i cili na ka treguar se si ka ndodhur gjithçka.

30 Mars 2023, 23:15 Nga DOSJA

Djokoviç i dhuroi fansit 100 euro kur po bënin foto, aryeja do

SERBI - Situata në sallën Aleksandar Nikoliq, kur Novak Gjokoviç u dha një shumë prej 100 eurosh të rinjve që u afruan për të bërë një foto, ka hutuar shumë.

Tenisti më i mirë në botë erdhi për të bërë tifo basketbollistëve të Yllit të Kuq Meridianbet në ndeshjen kundër Valencias dhe prania e tij tërhoqi shumë vëmendje.

Gjatë pjesës së parë të ndeshjes, tifozë të shumtë kanë dashur të bëjnë foto, ndër ta ka edhe të rinjtç të cilët Novak i ka vlerësuar me shumën e lartpërmendur.

Njëri prej tyre ka kontaktuar me mediat serbe për të sqaruar të gjithë situatën.

Bëhet fjalë për një të ri me inicialet UG, fans i Crvena zvezdës, i cili na ka treguar se si ka ndodhur gjithçka.

Ai dhe shokët e tij gjetën kartën e bankës së Novakut në pyllin afër sallës dhe siguria në sallë e lejoi këtë grup të këndshëm që t'i afrohej parketit dhe t'ia kthente kartën tenistit.

Kur janë afruar, Novak është gëzuar dhe i ka përshëndetur përzemërsisht, gjë që shihet në video.

“Këta jeni ju djema!”, u tha Gjokoviç të rinjve, të cilët i kërkuan një foto.

Djokoviç i dhuroi fansit 100 euro kur po bënin foto, aryeja do

Mirëpo, ata morën më shumë se një foto me tenistin më të mirë në botë, edhe pse nuk e prisnin.

Novak nxori nga xhepi 100 euro, të cilat ua dorëzoi fansave të rinj të Crvena Zvezdës në shenjë mirënjohjeje.

Dihet mirë se Gjokoviç ka fituar shuma të mëdha parash gjatë karrierës së tij fenomenale dhe se vetëm me një turne ka “hedhur” pasuri të vërtetë në llogarinë e tij.

Në një farë mënyre, këta djem të sjellshëm “i kthyen miliona” Novakut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll