Sport

Tifozi i Ajax-it mund të dënohet me 40 muaj burg, për përdorimin e mjeteve piroteknike

Një 24-vjeçar ka shkuar në gjykatë këtë të enjte, ku ka rrëfyer se ka hedhur mjete piroteknike ndaj policisë marsin e kaluar, në duelin e dytë të 1/16 të Champions League.

30 Mars 2023, 23:06 Nga DOSJA
Tifozi i Ajax-it mund të dënohet me 40 muaj burg, për

HOLANDE - Prokuroria publike holandeze kërkoi këtë të enjte 40 muaj burg për një tifoz të ri të Ajax-it për përdorimin e mjeteve piroteknike kundër policies, në duelin mes skuadrës së Amsterdamit dhe Benficas, marsin e kaluar, në ndeshjen e kthimit të 1/16-tës së Champions League.

24-vjeçari ka qenë i pranishëm sot në gjykatë në kryeqytetin holandez, ku ka pretenduar se ka qenë autori i sulmeve me mjete piroteknike ndaj forcave të policisë, të cilat i kanë shkaktuar pesë plagosje të rënda. "Ishte diçka që ndodhi menjëherë. Unë kurrë nuk e kisha planifikuar një gjë të tillë, as nuk ishte qëllimi im të lëndoja policinë. Unë thjesht doja t'i trembja,"- tha ai.

Prokurori pretendon se i dyshuari, i cili ka lidhje me ultrasit e Ajax-it, kishte një ide të qartë se çfarë po bënte në momentin e sulmeve. "Ai thotë se nuk donte të lëndonte askënd, por e dinte saktësisht se çfarë po bënte. Ai e dinte se çfarë lloj predhe po hidhte, çfarë ndikimi do të kishte dhe se aty kishte polici."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll