Sport

Edhe Lena, e dashura e Nagelsmann-it, largohet nga gazeta ‘Bild’…

Partnerja u identifikua si një nga përgjegjësit kryesore për shkarkimin e trajnerit gjerman të Bayern Munichut

30 Mars 2023, 22:26 Nga DOSJA
Edhe Lena, e dashura e Nagelsmann-it, largohet nga gazeta

GJERMANI - Prestigjozja “Bild” zyrtarizoi këtë të enjte largimin e Lena Wurzenberger, të dashurës së Julian Nagelsmann nga gazeta, disa ditë pasi ajo u identifikua si një nga përgjegjëset kryesore për shkarkimin e trajnerit gjerman, që drejtonte Bayern Munich.

Sipas gazetës gjermane, Lena, 35 vjeç, do të punojë për BMW nga 1 prilli, duke marrë pozicionin e "zëdhënëses për rrjetin e furnitorëve dhe qëndrueshmërisë".

Kujtojmë se Bayern njoftoi shkarkimin e Nagelsmann dhe si pasojë ardhjen e Thomas Tuchel rreth një javë më parë, në një kohë kur bavarezët janë në çerekfinalet e Champions League dhe Kupës së Gjermanisë, si dhe të dytët në Bundesligë, vetëm një pikë prapa liderit, Borussia Dortmund.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll