Sport

Tifozi hyri në fushë dhe grushtoi lojtarin kundërshtar, UEFA ndëshkon me gjobë qesharake klubin!

Jemi shumë të zemëruar për faktin që klubi po vuan për shkak të një individi. Prandaj do të bëjmë maksimumin që t'ia rikuperojmë paratë për gjobën - njoftojnë ata në rrjetet e tyre sociale.

30 Mars 2023, 22:56 Nga DOSJA
Tifozi hyri në fushë dhe grushtoi lojtarin kundërshtar, UEFA

HOLANDE - Kjo është fjalë për fjalë joreale! UEFA ka bërë diçka që paraqet një problem shumë të madh për futbollin.

Përkatësisht, PSV u gjobit me 20.000 euro dhe mbylli pjesërisht tribunën lindore për një ndeshje për shkak të hyrjes së huliganëve në fushë gjatë lojës dhe goditjes së Marko Dmitroviçit nga ai huligan.

Si është e mundur që ata kanë marrë një dënim kaq qesharak për këtë incident të madh?

PSV bëri një deklaratë të shkurtër për këtë temë:

- Jemi shumë të zemëruar për faktin që klubi po vuan për shkak të një individi. Prandaj do të bëjmë maksimumin që t'ia rikuperojmë paratë për gjobën - njoftojnë ata në rrjetet e tyre sociale.

Meqë ra fjala, tifozit të lartpërmendur iu ndalua hyrja në ndeshjet e PSV-së për 40 vite nga klubi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll