Sport

Ish-lojtari i Man.United tregon, se i duhej të simulonte seksin, para yjeve si Keane dhe Beckham: “Ishte e tmerrshme”...

Daniel Nardiello zbulon ritualin e fillimit, të cilit iu nënshtrua kur mbërriti në ekipin e të rriturve të “Djajve të Kuq”

30 Mars 2023, 22:45 Nga DOSJA

Ish-lojtari i Man.United tregon, se i duhej të simulonte seksin, para yjeve

ANGLI - Daniel Nardiello, ish-futbollisti anglez, tha për podcast 'Under The Cosh' se ai duhej të simulonte seksin me një grua imagjinare, para lojtarëve të Manchester United, si Roy Keane, David Beckham dhe Ryan Giggs.

Nardiello mbërriti te Manchester United në vitin 1999, në moshën 17-vjeçare, nga Wolverhampton dhe në vitin 2001 iu bashkua ekipit të parë. Aty iu desh t'i nënshtrohej një praktike, të cilën ai e klasifikon si një përvojë "të tmerrshme". 

"Demonstrimi" im ishte pretendimi për seks me një femër në një tavolinë. Disa prej nesh duhej ta bënin këtë. Duhet ta përshkruanim vajzën, të thoshim nëse ishte bjonde, brune, nëse kishte gjoks të madh... ishte e tmerrshme”,- tha Nardiello, tani 40 vjeç.

"Ata pyetën 'si do ta bësh? Çfarë do t'i thuash asaj?' Isha i skuqur. Kishte super yje atje. Ishin Ryan Giggs dhe David May, por pashë gjithashtu Roy Keane dhe David Beckham. Dhe thashë: "O Zot, do të më duhet të bëj seks, me një vajzë para këtyre djemve...'"

Ish-lojtari i Man.United tregon, se i duhej të simulonte seksin, para yjeve

Ish-sulmuesi shpjegoi se jo të gjithë 'rishtarët' kishin këtë lloj fillimi. Nardiello kujtoi se një bashkëlojtar duhej të luante 'lojën e lugës' me David May. Të dy fusnin lugë në gojë dhe tentonin të godasnin njëri-tjetrin me forcë në kokë. Por tinëzisht, Ryan Giggs ishte prapa dhe ishte ai që goditi më të riun...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll