Sport

Rikthehet kampionati shqiptar pas pushimit të kombëtareve, ja axhenda!

Ndeshjet e kësaj jave të Abissnet Superiores startojnë nga dita e shtunë më 1 prill me 3 ndeshje dhe dy ndeshje ditën e diel.

30 Mars 2023, 21:14 Nga DOSJA
Rikthehet kampionati shqiptar pas pushimit të kombëtareve, ja axhenda!

TIRANE - Ndeshjet e Kombëtareve përfunduan dhe klubet nisin sërish aksionin këtë fundjavë. “Abissnet Superiore“ nis sërish aksionin duke filluar nga dita e shtunë. Më datë 1 prill do të zhivllohen tre takime të elitës së futbollit të Shqipërisë.

Në orën 15:00 do të zhvillohen paralelisht dy ndeshje. Në Kukës, verilindorët presin Egnatian, ndërsa Vllaznia pret Bylisin në “Loro Boriçi”. Më vonë, në mbrëmje, luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës, ajo mes Teutës dhe Partizanit.

Ndërkaq, të dielën, më 2 prill, do të luhen edhe dy ndeshjet e mbetura të javës së 27 të “Abissnet Superiore”-s. Në orën 15:00, Kastrioti përplaset me Laçin, ndërsa në orën 18:00, Tiranën e pret një sifdë e vështirë me Erzenin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Java e 27 e “Abissnet Superiore”-s:

E shtunë, 1 prill

15:00 Kukësi – Egnatia

15:00 Vllaznia – Bylis

18:00 Teuta – Partizani

E diel, 2 prill

15:00 Kastrioti – Laçi

18:00 Tirana – Erzeni

B.T. (Dosja.al)

Sondazh

Poll